Për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e virusit COVID-19 në vend dhe në kuadër të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar prej tij, Komisioni i Jashtëm  i Vlerësimit njofton kufizimin e veprimtarisë së tij institucionale, deri në një njoftim të dytë zyrtar.

Duke filluar nga data 13 mars 2020, veprimtaria e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit do të vazhdojë të kryhet në ato funksione/detyra/njësi organizative që mund ta përmbushin në kushtet e banesës, nëpërmjet komunikimit elektronik dhe telefonik zyrtar.

Gjithashtu, pezullohen afatet për të gjitha vendimet dhe seancat dëgjimore për subjektet e vlerësimit do të shtyhen deri në një njoftim të dytë zyrtar.

Ju Faleminderit.