Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, në vemendje të situatës së vështirë që po kalon vendi për shkak të pandemisë COVID-19, më datë 6 Prill 2020, u angazhua institucionalisht duke kontribuar vullnetarisht në ndihmë të familjeve me vështirësi ekonomike dhe të moshuarve të vetmuar.

Nisma u ndërmor nga anëtarë të KJV-së dhe anëtarë të ST-së duke financuar 50 pako 20 kg-she me produkte ushqimore dhe detergjent.

Shpërndarja e pakove u koordinua përmes Bashkisë Tiranë në Njësinë Bashkiake 4 dhe 11. (përkatësisht 25 pako në Njësinë Bashkiake 4 dhe 25 pako në Njësinë Bashkiake 11).

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit falenderon në veçanti mjekët dhe infermierët që po përkushtohen maksimalisht për të kuruar dhe shpëtuar jetët e qytetarëve si dhe të gjithë ata që ndodhen në vijën e parë ndihmës, për përballimin e situatës së fatkeqësisë natyrore në vend.

KJV mbetet e angazhuar për të vijuar punën e saj me procesin e Vetingut në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës së Shqipërisë dhe SHÇBA-në, pavarësisht vështirësive të krijuara nga kjo situatë e pandemisë globale.