Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, pavarësisht të gjitha vështirësive dhe problematikave të hasura, administrative, ligjore si dhe si pasojë e pandemisë Covid 19, vazhdon më vendosmëri punën e tij në përputhje dhe në zbatim të plotë të ligjit 12/2018, i ndryshuar.

Përgjatë 2 muajve të fundit, janar-shkurt 2021, KJV ka zhvilluar 11 seanca publike nga të cilat 6 seancë dëgjimore sipas përcaktimit të nenit 56 të ligjit dhe 5 shpallje vendimi. Gjithsej janë dhënë 5 vendime të cilat kanë rezultuar me konfirmim në detyrë të subjekteve, të gjithë subjekte të Policisë së Shtetit (me grada drejtues të lartë ose drejtues dhe me funksione drejtorë drejtorish qëndrore dhe drejtorë të policisë në nivel qarku).

Në të gjitha vlerësimet e trupave janë zhvilluar hetime dhe konkluzione të hollësishme dhe të argumentuara për të tre komponentet, pasi ligjit 12/2018 për vlerësimin kalimtar në dallim nga ligji 84/2016 për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, kërkon detyrimisht vlerësimin kumulativ të tre komponentëve pavarësisht se si mund të kenë rezultuar dukshëm gjatë mbledhjes paraprake dhe vlerësimit të të dhënave, vendimi përfundimtar kërkon qëndrimin e çdo komponenti të arsyetuar sipas rezultateve të shqyrtimit dhe hetimit të kryer.

Ndërkohë, KJV ka qenë në pritje për daljet në seanca edhe për disa subjekte të tjerë, për të cilët bazuar në kërkesat/arsye objektive nga ana e tyre, ka patur zgjatje afati për parapësimet në rastet e kalimit të barrës së provës apo probleme shëndetësore.

Duke ju referuar edhe raportit të Grecos, që shpeshherë keqinterpretohet përmbajtja dhe qëllimi i tij dhe merret i shkëputur në gjetjet e tij, duke mos parë në thelb qasjen që ka shprehur raporti në tërësi të të gjithë procesit të vlererësimit kalimtar dhe jo vetëm për 300 gradat dhe funksionet e larta drejtuese por për të gjithë organizatën e policisë prej mbi 12.000 punonjësish me grada të mesme dhe të ulta, dhe jo vetëm të referuar detyrimisht ndaj organit të KJV por edhe strukturave që do të merren më pas me këtë vlerësim, KJV ka argumentuar qëndrimin institucional.

Ashtu sikundër edhe vetë qeveria shqiptare përmes delegacionit të saj të përfaqësuar në seancën plenare të Grecos të moderuar nga Zv. Ministrja e Drejtësisë dhe Zv. Ministri i Brendshëm, duke sqaruar se pikërisht edhe vetë fryma e Grecos për një orientim të procesit të vlerësimit kalimtar ndaj funksioneve më me risk, janë evidentuar se drejtuesit e lartë që ka në proces KJV, janë kategoritë më me risk për shkak të prozicioneve më të larta që kanë në kupolën e Policisë dhe që në bazë të karrierës, mënyrës se promovimit të tyre mund të përcjellin këtë risk edhe në zinxhirin e poshtëm që ata komandojnë. KJV thekson se pikërisht ky rekomandim i Grecos po zbatohet aktualisht në punën e KJV, duke i dhënë priporitet funksioneve të larta drejtuese dhe me grada të larta, pasi ato janë funksione që kanë riskun më të lartë dhe që për efekt qëndrueshmërie, promovimi dhe merite profesionale, duhet të vetohen me përparësi.

Gjatë të gjithë kohës së ushtrimit të detyrës së saj, rreth 18 muaj aktivitet (nga të cilët 12 muaj aktivë) që nga momenti i hedhjes së shortit të parë, KJV ka përfunduar procesin e vlerësimit kalimtar për 38 subjekte, të cilët u përkasin posteve më të larta drejtuese në organigramën e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe SHÇBA.