Njoftim për shtyrjen e seancës për shpalljen e vendimit për subjektin e vlerësimit kalimtar Z. Artan Shkëmbi.

Trupa e Vlerësimit e përbërë nga Alban Laska (kryesues), Artur Baku (relator) dhe Mirela Ujkani, Miti (anëtare), pas kërkesës së subjektit të vlerësimit për shtyrjen e seancës në pamundësi për të qënë prezent, për arsye shëndetësore, vendosi pranimin e kërkesës për shtyrjen e datës së shpalljes së vendimit.

Data dhe ora e shpalljes së vendimit do i komunikohet subjektit të vlerësimit me anë të postës elektronike si dhe do të publikohet në faqen zyrtare të Komisionit.