NJOFTIM Për subjektin Ernest Dimashi

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit  njofton se Trupa Vlerësuese, e përbërë nga:

Marjeta Gjelaj                Kryesuese

Ela Kerka                       Anëtare

Kozeta Ndoi                  Relatore

Pasi mori dijeni për kërkesën e subjektit të vlerësimit Ernest Dimashi më datë 22.10.2019, për pushim të procesit të vlerësimit për shkak të dorëheqjes, në zbatim të Ligjit Nr. 12/2018, i ndryshuar, Kodit të Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë dhe Vendimit të KJV, Nr. 116, datë 6.11.2019, “Për unifikimin e trajtimit të rasteve të dorëheqjeve të subjekteve të vlerësimit kalimtar sipas Ligjit Nr12/2018, i ndryshuar, gjatë fazës së hetimit administrativ nga Trupa Vlerësuese e KJV”, vendosi ndërprerjen e procesit të vlerësimit për subjektin e vlerësimit, Ernest Dimashi.

Vendimi do të publikohet në faqen zyrtare të KJV, në përputhje me afatin e përcaktuar në nenin 56, pika 8, të Ligjit Nr. 12/2018, “Për Vlerësimin Kalimtar dhe Periodik të Punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, i ndryshuar.