Njoftim për zhvillimin e seancës dëgjimore, për subjektin e vlerësimit Enton Radovani

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit  gjatë procesit të vlerësimit kalimtar, relacionit të relatores së cështjes, shpjegimet dhe provat e administruara me shkrim të paraqitura nga subjekti i vleresimit gjatë fazës së shqyrtimit si dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 25.02.2022 për subjektin e vlerësimit, z. Enton Radovani me detyrë specialist në Sektorin e Poligrafit, në Drejtorinë  e Vlerësimit Kalimtar/Periodik në Drejtorinë e Përgjithshme të SHÇBA-së, ( Agjensia e Mbikqyrjes Policore ), bazuar në ligjin nr. 12/2018 “Për Vlerësimin Kalimtar dhe Periodik të Punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme“, i ndryshuar, sot, në datën  25.02.2022, vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të vlerësimit, z. Enton Radovani me detyrë specialist në Agjensinë e Mbikqyrjes Policore.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi vlerësues i kryesuar nga znj. Luljeta Qoku, znj. Sonila Kadareja relatore dhe z. Ledian Rusta anëtar, do t’i njoftohet subjektit të vlerësimit si dhe Agjensisë së Mbikqyrjes Policore brenda 15 ditëve nga dita e nesërme e shpalljes së këtij vendimi si dhe do të publikohet në faqen zyrtare të KJV-së.