Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit  i krijuar me ligjin nr.12/2018 “Për Vlerësimin Kalimtar dhe Periodik të Punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”,  i ndryshuar,  po kryen me rigorozitet dhe transparencë të plotë procedurat për vlerësimin kalimtar të Punonjësve të Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjete Brendëshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

Në zbatim të nenit 6, të ligjit nr. 12/2018 “Për Vlerësimin Kalimtar dhe Periodik të Punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, i ndryshuar, pas miratimit të listës me vendim nr. 17/2 prot. të datës 20/05/2019, më 3 Qershor 2019 janë shortuar dhe kanë filluar procedurat e vlerësimit për 45 subjektet e para.

Pesë trupat e vlerësimit kanë nisur hetimin administrativ me kërkimin e të dhënave nga institucionet publike dhe private. Ky proces bazohet në  tre komponentët e vlerësimit të tyre (kontrolli i pasurisë, kontrolli i figurës, kontrolli profesional)

Procesi është në vazhdimësi dhe trupat e vlerësimit në këtë fazë po kryejne të gjitha procedurat ligjore si e përcakton ligji 12/2018, i ndryshuar, aktet ligjore dhe nën ligjore që normojnë veprimtarinë e Komisionit të Jashtëm të Vlererësimit.

Pas perfundimit të procesit të hetimit administrativ subjektet do të njoftohen për përfundimin e hetimit administrativ dhe caktimin e datës për seanca degjimore publike në zbatim të ligjit 12/2018, i ndryshuar  dhe Kodit të Procedurave Administrative.